Njihuni me futbollistin e vetëm të Sitit që nuk duartrokiti futbollistët e Liverpullit (VIDEO)

Mançester Siti të enjten mbrëma në “Etihad Stadium” mirëpriti Liverpullin, kampionët e ri të Anglisë, me ç’rast skuadra e Pep Guardiolas bëri korridorin e nderit para fillimit të ndeshjes.

Megjithatë si duket me këtë traditë, nuk u pajtua mesfushori portugez i Mançester Sitit, Bernard Silva.

Silva edhe pse ishte vendosur në korridorin e nderit, ishte lojtari i vetëm që refuzoi të duartrokiste për futbollistët e Liverpullit.

Megjithatë ditë më parë trajneri i “citizens”, Pep Guardiola, kishte thënë se Liverpull e meriton këtë nderim, pas sezonit fantastik që pati në Premierligë.

Por, gjatë 90 minutave në “Etihad Stadium”, Siti nuk kurseu aspak kampionët e ri, duke i mundur me shifrat 4:0.

Leave a Reply