Besir Demiri vazhdon karrierën në Hungari!

Besir Demiri aktualisht është një agjent i lirë, mirëpo shumë shpejtë i njëjti pritet të bëhet me skuadër të re. Një gjë të tillë për “infOSport.mk” na e konfirmoi vetë menaxheri i tij, tetovari, Shaqir Rexhepi, duke pohuar edhe destinacionet e mundshme të futbollistit shkupjan, e ku më i mundshmi mund të jetë ai i Hungarisë dhe skuadra e Honved. Megjithatë sipas Rexhepit, interesimi nuk mungon edhe nga Polonia dhe Turqia, ashtu që gjithçka rreth të ardhmes së Demirit pritet të vendoset javën e ardhshme.

“Pas krizës së paraqitur në Sllovaki, ku klubi i Zhilinës shkoj në likuidim, Besir Demiri doli lojtar i lirë, por me klubin sllovak jemi në gjyq për kontratën e ngelur 2,5 vite. Ndërkohë interesimi për shërbimet e Demirit nuk ka munguar, si nga Polonia, Hungaria dhe Turqia. Kemi oferta konkrete por edhe interesime pasiqë nga epidemia ligat tash po perfundojnë, nuk shpejtojmë pasiqë  kemi kohë dhe duhet ta bëjmë zgjidhjen më të mirë, duke pasur parasysh se Demiri është edhe kandidat për një vend në kombëtaren shqiptare. Oferta e Honvedit është konkrete, por për momentin jemi duke i shqyrtuar edhe interesimet tjera, sidomos nga Turqia, por për gjithçka do të vendosim javën e ardhshme” – tha ekskluzivisht për “infOSport.mk”, menaxheri i futbollistit shkupjan, Shaqir Rexhepi.

Besir Demiri së fundmi ishte pjesë e kampionatit sllovak, ku bëri paraqitje shumë të mira me fanellën e Zhilinës, skuadër kjo që megjithatë nuk arriti që ti mbijetojë krizës financiare për shkak pandemisë “Covid 19”.

Tashmë Demiri sërish sheh me sy drejt kampionateve europiane, ndërsa kualitetet që posedon ky futbollistë, nuk duhet të komnetohen edhe aq shumë, ashtu që me shumë gjasa ish futbollisti i Shkëndijës dhe FC Shkupit,  sërish do të luaj në Europë. Ai para se të transferohej në Sllovaki, ishte pjesë e skuadrës ukrainase të Mariupol, ndërsa në futbollin vendor me mjaft sukses mbante veshur fanellat e dy skuadrave më të suksesshme shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Vardarin.

Leave a Reply