Zekirja Ramadani zhvilloi stërvitjen e parë me Prishtinën

Zekirja Ramadani ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, Prishtinën. Shkupjani i cili ditë më parë u zyrtarizua si trajner i skuadrës “bardhekaltër”, duke zëvendësuar Armend Dallkun, pritet që të rikthej titullin kampion te skuadra nga kryeqendra kosovare, e cila gjatë kësaj merkatoje ka bërë disa përforcime shumë cilësore.

Ramadani gjatë ditës së sotme ka stërvitur skuadrën në Istog, atje ku Prishtina është duke i zhvilluar përgatitjet për edicionin e ri.

Trajneri shkupjan ka nënshkruar me klubin, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Ramadani e ka fituar më parë titullin e kampionit në Kosovës me Trepçën ’89 dhe Feronikelin.

Leave a Reply