Shqiptari Keidi Bare i sjell trofeun e parë sezonal Atletiko Madridit (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares së Shpresave të Shqipërisë, Keidi Bare e ka justifikuar besimin e dhënë nga Diego Simeone, duke dhënë trofeun e parë Atletiko Madridit për këtë sezon. Bare shënoi gol në ndeshjen finale të Audi Cup ndaj Liverpulit e cila u mbyll me barazim 1:1, pasi pak para fundit për anglezët barazoi Roberto Firminjo.

Koha e rregullt në “Alianz Arena” u mbyll me barazim 1:1, ndërsa në gjuajtjen e penalltive Atletiko u tregua me e saktë duke triumfuar me shifra 5:4.

Sa i përket shqiptarit, Bare ishte titullar në këtë sfidë dhe ishte më i miri në radhët e Atletikos, duke e kurorzuar kështu paraqitjen e mirë edhe me gol. Bare këtë sezon është i ftuar nga Simeone të luaj për ekipin e parë.

Leave a Reply