Emir Aliu ka një porosi për “Sokolat”: Me Korabin do i trefishojë golat

Korabi gjatë ditës së sotme ka bërë një super përforcim, duke agazhuar golashënuesin më të mirë në Ligën e Dytë – Perëndim, Emir Aliun, njofton “infOSport.mk”. Ky i fundit vjen nga rradhët e Vardar Forinës, me të cilën skuadër gjatë stinorit vjeshtorë në 14 ndeshje realizoi 9 gola.

Ai në një prononcim për “infOSport.mk”, foli edhe për vendimin e tij që ti bashkohet Korabit, duke ju premtuar tifozëve të kësaj skuadre “Sokolat”, se në stinorin pranveror do ti trefishojë golat me këtë skuadër, duke e ndihmuar në arritjen e objektivave.


LEXO GJITHASHTU:

Godet Korabi, transferon golashënuesin më të mirë të Konferencës së Perëndimit


“Oferta e parë prej në fillim të sezonit ka qenë prej Korabit, mirëpo atë kohë vendosa për Vardar Forinën. Megjithatë insistimi i tyre dhe synimet që të ngjiten në majat e tabelës së klasifikimit këtë herë më bindën që të ju them ‘PO’”, – u shpreh enkas për “infOSport.mk” sulmuesi shkupjan, Emir Aliu, i cili ka një premtim të madh edhe për tifozët e Korabit, “Sokolat”: “Me ato tifozë që ka Korabi shpresoj ti trefishoj golat e shënuar gjatë stinorit vjeshtorë”.

Si shumica e shkupjanëve, edhe Emir Aliu karrierën e tij e kishte nisur te FC Shkupi nga Çairi, që më pas të ketë një aventurë të shkurtër edhe në futbollin e Turqisë, ndërkohë në futbollin tonë vendor kishte luajtur edhe me ekipin e Genç Kalemler gjatë edicionit të kaluar në Ligën e Dytë – Perëndim.

Leave a Reply