Besir Demiri edhe zyrtarisht pjesë e Kukësit

Besir Demiri edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Kukësit! Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur sot kontratë 2-vjeçare me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë, që edicionin e kaluar u shpall nënkampion.

Ish- futbollisti i FC Shkupit, Shkëndijës dhe Vardarit së fundmi ishte pjesë e kampionatit sllovak, ku bëri paraqitje shumë të mira me fanellën e Zhilinës, skuadër kjo që megjithatë nuk arriti që ti mbijetojë krizës financiare për shkak pandemisë “Covid 19”.

Ai para se të transferohej në Sllovaki, ishte pjesë e skuadrës ukrainase të Mariupol.

Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Demiri është bashkuar sot me Kukësin, duke zhvilluar edhe stërvitjen e parë me nënkampionët e Shqipërisë, teksa është i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij të re në ndeshjen e raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa, kundër gjermanë të Volfsburgut, transmeton “infOSport.mk”.

Veç pozicionit si mbrojtës i majtë, Demiri luan edhe në mesfushë, ashtu që pritet të jetë një super përforcim për Kukësin, që në edicionin e ri me gjithë përforcimet e bëra kërkon që më në fund të fitojë titullin e kampionit.

Leave a Reply