Ndodhi edhe kjo në ndeshjen Shkëndija-Totenham, njëra nga portat për 4cm më e vogël!

Një situatë e çuditshme është regjistruar para ndeshjes Shkëndija – Totenham, që në këto momente po zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa.

Ylli i skuadrës angleze, Herri Kejn, i cili ndodhet në bankinë, ka pikasur se një nga portat e stadiumit “Todor Proeski ” të Shkupit, ishte më e vogël.

Kjo gjë ka alarmuar delegatin e ndeshjes, Jeroen Roes.  Pasi kanë shkuar e kanë matur, ka rezultuar se porta ka qenë 4 cm më e vogël se parametrat normale!!!

Leave a Reply