Të enjten luajtën me Totenhamin, nesër udhëtojnë në Manastir për tu përballur me Pelisterin

Nën emocionet e përballjes me Totenhamin e Anglisë, futbollistët e Shkëndijës kthehen të luajnë në kampionat kur të dielën (sot) në kuadër të xhiros së 7-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut do të jenë mysafirë të Pelisterit në Manastir.

Stafi teknik në krye me Ernest Gjokën në dispozicion kishte dy ditë për të rikuperuar ekipin, pas sforcos së madhe fizike që kishim kundër gjigandit anglez  Totenham Hotspur FC të enjten në Shkup.

Përballja Pelisteri-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir me fillim në orën 15:00, ndërsa do të transmetohet direkt në RTVM.

Leave a Reply