Ndeshja me Kosovën, flet kapiteni Goran Pandev

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka folur në prag të takimit me Kosovën, që zhvillohet nesër nga ora 20:45 në arenën “Todor Proeski”.

Pandev tha qartë se kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tij të shkëlqyeshme.

“Ne jemi duke u përgatitur si për të gjitha ndeshjet e tjera. Do të jetë për të ardhur keq që nuk do të ketë tifozë dhe që të dyja ekipet kombëtare nuk janë të kompletuara. Ne sigurisht që shpresojmë të fitojmë”, – tha Pandev, i cili përmendi disa faktorë që e ndihmuan të ishte pjesë e këtij takimi shumë të rëndësishëm.

“Më meritorët për mua këtu janë trajneri, federata, ambasada jonë maqedonase në Itali, si dhe njerëzit në klubin tim. Të gjithë në klub e dinë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për mua, prandaj më ndihmuan” – deklaroi Pandev.

Leave a Reply