Kosova me 3 mungesa të rëndësishme kundër Greqisë!

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, aty ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës “C” të Ligës së Kombeve.

Kosova nuk dinë për fitore në këtë cikël të ri, ndërsa duke pasur parasysh  rezultatin nga ndeshja e parë në Prishtinë kundër Greqisë (1:2), por edhe mungesat e shumta për ndeshjen e nesërme, është vështirë të mendohet në një rezultat pozitiv, apo kthesë të “dardanëve”.

Trajneri Bernard Çallandes për këtë transfertë të vështirë nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Valon Berishës, Arbër Zenelit dhe Edon Zhegrovës, emra këto që i shtohen listës së gjatë të mungesave që nga fillimi i ndeshjeve të tetorit.

Ekzaminimet mjekësore të ditës së sotme kishin konstatuar se treshja Berisha-Zeneli-Zhegrova nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen e nesërme kundër Greqisë, që starton në ora 20:45.

Ndërkohë sonte në orën 18:00 sipas orës lokale, “dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin Olimpik “Spiros Louis” në Athinë.

Leave a Reply