Ezgjan Alioski shpëtoi Maqedoninë nga disfata (VIDEO)

Ezgjan Alioski ka shpëtuar Maqedoninë e Veriut nga disfata në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, e vlefshme për ndeshjet e Ligës së Kombeve në kuadër të grupit 2 të Ligës “C”, njofton “infOSport.mk”.

Falë golit të futbollistit shqiptarë të shënuar në minutën e 92-të nga pika e bardhë, Maqedonia e Veriut arriti deri tek barazimi 1:1, që i mban “verdhekuqtë” në pozitën e parë në grup.

Ezgjan ALIOSKI shënon fare në fund…Goli i 7-të në ndeshjen e tij të 36-të me fanellën e Përfaqësueses së Maqedonisë….MAQEDONIA E VERIUT – GJEORGJIA 1:1(E. Alioski 90+2'. pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 14 октомври 2020 г.

Ndryshe Gjeorgjia avansoi me golin e shënuar nga Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 75-të, duke shfrytëzuar në ato momente epërsinë numerike në fushë pas përjashtimit me të kuq të portierit Stole Dimitrievski.

Vendin e tij e zuri Damjan Shishkovski, i cili u tregua si një super zëvendësim, pasi në dy raste shpëtoi portën e Maqedonisë së Veriut, që pas 4 xhirove të zhvilluara me 6 pikë kryeson renditjen në grupin 2, së bashku edhe me Gjeorgjinë, me të cilën skuadër me 12 nëntor do të diskutojnë edhe çështjen e udhëtuesit për në Europianin e vitit të ardhshëm, transmeton “infOSport.mk”.

Vlen të theksohet se në minutën e 88-të te Maqedonia e Veriut në lojë u inkuadrua edhe talenti 23-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës, Enur Totre, për të cilin ishte kjo ndeshja debutuese me fanellën “verdhekuqë”. Kujtojmë i njëjti kishte qenë edhe pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Foto: Gol.mk

Leave a Reply