Pas Ronaldos, edhe një tjetër futbollistë i Juves pozitiv me “Covid 19”

Vetëm 24 orë pasi u mësua se Kristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”, te Juventusi pozitiv ka rezultuar edhe mesfushori i talentuar amerikan Ueston McKennie, i cili skuadrës kampione të Italisë iu bashkua gjatë kësaj vere.

Futbollisti kishte mbetur në Torino gjatë këtyre ditëve, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin planifikuar ndeshje, ndërsa në tamponët e kryer ditën e djeshme ka rezultuar pozitiv dhe është vendosur menjëherë në karantinë.

Ndërkohë, klubi bardhezi njofton se që prej mbrëmjes së sotme të gjithë futbollistët janë vendosur në izolim, për të shmangur infektimin e personave të tjerë.

Nga tani deri të premten pasdite, futbollistët që kanë qenë këto ditë në qendrën stërvitore të klubit “bardhezi” do t’u nënshtrohen testeve për të mësuar nëse edhe ndonjë futbollistë do të ketë të prekur të tjerë.

Leave a Reply