Formacionet zyrtare, Greqi-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë mysafir të helenëve në ndeshjen e katërt të vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, takim që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Spyros Louis” të Athinës.

Djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Çallandes vijnë në këtë udhëtim nga një barazim dhe dy humbje, ndërsa synojnë të dalin me rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

FORMACIONET ZYRTAREGREQI – KOSOVË

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 14 октомври 2020 г.

Në anën tjetër, vendasit kanë një barazim dhe dy fitore, ndërsa duan fitoren e tretë me radhë për të mbajtur pozitën e parë në grup.

Çallandes ka vendosur të bëjë disa ndryshime nga formacioni i fundit ndaj Sllovenisë, shkaku edhe i mungesave të shumta, ndërsa ka ndryshuar edhe modulin në 3-5-2.

Mërgim Vojvoda kthehet nga minuta e parë, ndërsa titullarë është edhe Florian Loshaj dhe Lirim Kastrati.

Leave a Reply