Munishi: Nëse kundër Maqedonisë do luanin këta dy futbollistë Kosova nuk do humbiste!

Përfaqësuesja e Kosovës nuk po kalon momente aspak të mira, ndërsa më së miri këtë e pasqyrojnë edhe 6 disfatat e tyre në 8 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe atë kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup, që konsiderohej si ndeshja historike për të dyja këto përfaqësuese.

“Dardanët” mbrëmë në Athinë nxorrën një barazim pa gola ndaj Greqisë, që shpresojmë ntë reflektojë pozitivisht për ndeshjet e nëntorit.

Ndërkohë pas ndeshjes së mbrëmshme me Greqinë, Ismet Munishi, duke komentuar të njëjtën, ka folur edhe për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, duke thënë se mungesa e Bernard Berishës ka qenë fatale.

“Unë mendoj se mos-ftesa e Bernard Berishës ka qenë fatale, sidomos për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Nëse do të luanin Berisha dhe Kastrati ndaj Maqedonisë, do të shkaktonin probleme te Maqedonia e Veriut. Ndeshja me Slloveninë ishte pasojë e ndeshjes në Shkup. Kritikat nuk ishin të pakta dhe u krijua një presion”, ka thënë Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit, i cili me skuadrën nga Suhareka po udhëheq vallën në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply