Khabib Nurmagomedov përfundoi në spital pas meçit ndaj Gejxh

KhabibKhabib Nurmagomedov pas meçit të mbrëmshëm dhe fitores së madhe ndaj Xhastin Gejxh, ka përfunduar në spital. Një gjë të tilla ka konfirmuar edhe drejtori i UFC-së, Dana Uajt, i cili tha se Khabibi e kishte thyer këmbën dhe se aktualisht ndodhet në spital.

“Ne jemi të gjithë me fat që e pamë atë duke luftuar sonte sepse me sa duket ai ishte në spital me një këmbë të thyer tre javë më parë. Unë mendoj se ai ka thyer dy gishtërinj dhe një kockë në këmbën e thyer, kjo është ajo që më tha stafi i tij mjekësor. Ai kurrë nuk i tha askujt, thjesht po ecte si normal, ai është një nga qeniet më të vështira njerëzore në planet”, – ka thënë Dana Uajt.

Khabib Nurmagomedov arriti që me mjeshtri ta mposhtë kundërshtarin e tij Gejxh që në raundin e dytë, duke ia ndaluar atij frymarrjen. Pas kësaj fitore Khabibi njoftoi tërheqjen nga ky sport, kjo për shkak mungesës së madhe të babait të tij, por edhe premtimit të dhënë nënës së tij se meçi i mbrëmshëm do të jetë lufta e tij e fundit brenda oktagonit.

 

Leave a Reply