8 futbollistë të dyshuar me “Covid19” te Lacio, mes tyre edhe Strakosha

Situatë kaotike te Lacio në prag të ndeshjes ndaj Klub Bryzh në kuadër të Ligës së Kampionëve, që në program është të mërkurën me fillim në ora 21:00.

Skuadra e Simone Inzagit është nisur drejt Belgjikës me vetëm 12 futbollistë nga ekipi i parë, ndërkohë që 6 futbollistë të tjerë u grumbulluan nga ekipi i të rinjëve (Primavera), për të plotësuar 18-shen.

Përveç Strakoshës, me ekipin drejt Belgjikës nuk kanë udhëtuar edhe sulmuesi kryesor, Çiro Immobile, Kataldi, Luis Alberto, Pereira, Leiva, Lazari, Luis Felipe, Armini dhe Eskalte.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi, dyshohet se ata kanë rezultuar pozitiv me “Covid 19”

LISTA E FUTBOLLISTËVE QË KANË UDHËTUAR DREJT BELGJIKËS:
Reina, Alia, Minkovic, Marusic, Acerbi, Muriqi, Correa, Patric, Caicedo, Parolo, Akpa Akpro, Fares, Hoedt, Furlanetto, Franco, Bertini, Pica, Czyz.

Leave a Reply