Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë intervenuar të dielën dhe kanë ndërprerë ndeshjen ilegale mes klubeve nga Liga e Tretë Serbe.
Futbolli në Kosovë tashmë është pezulluar për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë, por kjo nuk i ndali klubet serbe që të organizojnë ndeshje ilegale brenda territorit të Kosovës.
Takimi mes skuadrave ilegale serbe do duhej të niste në ora 13:00, por nuk ndodhi ashtu.
Postimet e mediave të shumta sportive(Olle, Zeri, Sheshi etj) dhe biseda që patën me Periskopin e bëri Federatën e Futbollit Kosovar të ndërhynte.
FFK, në bashkëpunim me Policinë e Kosovoës, kanë intervenuar menjëherë duke ndërprerë këtë takim, që po luhej në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Tretë të Serbisë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar disa herë në lidhje me këtë çështje, por as në UEFA apo FIFA nuk kanë dashur të ndërhyjnë.