Ja data kur Maqedonia do të debutojë në “Euro 2021”

Maqedonia tashmë edhe zyrtarisht do luaj në Europianin e vitit të ardhshëm në futboll, duke shkruar kështu suksesin më të madh historik, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo hera e parë për ekipin përfaqësues të vendit tonë që do të luaj në një event të këtillë, ndërsa debutimi do të ndodh pikërisht me 13 qershor, kur Maqedonia do të përballet me Austrinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë me fillim në ora 18:00, ndërsa po në këtë qytet me datë 17 qershor do të zhvillojë ndeshjen e dytë kundër Ukrainës (15:00).

Ndeshjen e tretë dhe më të vështirën përfaqësuesja e vendit në kuadër të “Euro 2021” do ta zhvillojë kundër Holandës me 21 qershor në “Johan Krof Stadium” në Amsterdam me fillim në ora 18:00.

EURO 2021
Ndeshjet e Maqedonisë në kuadër të Grupit “C”
Maqedoni 13.06.2021 (18:00) Austri
Maqedoni 17.06.2021 (15:00) Ukrainë
Maqedoni 21.06.2021 (18:00) Holandë

Leave a Reply