Shqipëri-Kazakitan 3:1, ja kush zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll pak minuta më parë e mbylli me mjaft sukses takimin kundër Kazakistanit, duke u ngritur kështu në vendin e dytë në grupin katër të Ligës C, kjo edhe falë disfatës së Lituanisë në ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja tregoi një futboll kualitativ me shumë raste shënimi që nga minuta e parë e ndeshjes si dhe një vendosshmëri dhe angazhim maksimal për të marrë në fund një fitore më se të merituar 3:1, e cila ishte shumë e rëndësishme për të ndjekur rrugën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian 2021.

Në fund të ndeshjes, lojtari më i vlerësuar ishte Rej Manaj, i cili u vlerësua me notën 8.8. Ish-sulmuesi i Interit pati një paraqitje fantastike ku edhe realizoi golin e tretë për Shqipërinë nga pika e bardhë.

Ndeshjen e rradhës Shqipëria do ta zhvillojë sërish në “Air Albania Stadium” përballë Bjellorusisë, që aktualisht me 10 pikë kryeson grupin C4.

Leave a Reply