Shqipëria ka disa motive për të fituar ndaj Bjellorusisë, ja sa të holla do përfitonin “kuqezinjtë”!

Fitorja ndaj Kazakistanit mbajti në lojë Shqipërinë në garën për vendin e parë në grupin C4 të Ligës së Kombeve. Tashmë “kuqezinjtë” duhet të mposhtin Bjellorusinë të mërkurën për të realizuar objektivin dhe për të siguruar vendin e parë në grup.

Përveç kësaj Shqipëria edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luante në Ligën B, do të pozicionohej një vazo më lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit “Qatar 2022”, ndërsa njëkohësisht në arkat e FSHF-së do të derdheshin 1 milion e 125 mijë eurove që UEFA ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C, para që mund t’i shërbejnë Federatës për të ardhmen e ekipit kombëtar.

Ndeshja Shqipëri – Bjellorusi do të luhet të mërkurën me fillim në ora 16:00 në “Air Albania Stadium”.

Leave a Reply