Autogoli më qesharak na vjen nga Bundesliga (VIDEO)

Gola nga më të çuditshmit këto ditë të fundit na vinin nga kampionate më të dobatë, ndërsa një i tillë sonte na vjen nga Bundesliga, një ndër kampionatet më të fuqishme europiane.

Gjithë vëmendjen e ka marrë portieri i Bajer Leverkusenit,  Lukas Hradecky, i cili në një tentativë për të larguar topin nga zona e tij, e goditi topin në në mënyrë shumë të veçantë, duke shkaktuar një ndër autogolat më qesharak.

Në ato momente Hradecky i mundësoi barazimin 1:1 Arminia Bilefilldit, mirëpo vetëm përkohësisht, pasi “farmaceutët” në fund falë golit të shënuar nga Dragoviç arriti deri tek fitorja.

Leave a Reply