Vdekja e Maradonës, Pele: “Unë humba një mik, bota humbi një legjendë”

Bota e futbollit është në zi. Diego Armando Maradona ndërroi jetë disa ditë pasi festoi 60-vjetorin e lindjes.

Pas një operimi në kokë, legjenda argjentinase pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe braziliani Pele. Ai ka thënë se me Maradonën do të luajë “futboll një ditë në qiell”.

“Unë humba një mik, bota humbi një legjendë. Një ditë, shpresoj, do të jemi në gjendje të luajmë së bashku në qiell” – ka shkruar Pele shkurtimisht i pikëlluar në “Instagram”.

Leave a Reply