Tërbohet këngëtarja italiane: Vdekja e Maradonës paska më shumë rëndësi se…

Qendra e botës është Diego Armando Maradona. Argjentinasi ka marrë edhe njëherë vëmendjen, edhe pse jo sikur do donte. Ditën e djeshme ai u nda nga jeta dhe në Argjentina kanë shpallur tre ditë zie, ndërkohë që parashikohet që funeralin e tij të jenë 1 milion persona.

Gjithsesi ka edhe polemika dhe një të tillë e ka hapur edhe këngëtarja e njohur italiane, Laura Pausini. Sigurisht nuk ka dashur të ulë figurën e ylli argjentinas, i cili nuk e zgjodhi vetë të vdiste më 25 nëntor, ‘Ditën kundër dhunës ndaj grave’.

“Në Itali bën më shumë lajm lamtumira e fundit që i jepet një burri, sigurisht shumë i zoti për të luajtur futboll, por shumë pak i vlerësueshëm për një mijë gjëra personale të bëra publike, sesa lamtumira që u jepet shumë femrave të keqtrajtuara, dhunuara, abuzuara. Sot ato nuk janë lajmi më i rëndësishëm i këtij vendi, edhe pse këtë mëngjes kanë humbur jetën edhe dy femra të tjera. Me të vërtetë që nuk e di çfarë të mendoj më”, shkruante këngëtarja, ndërkohë që në profilin e saj në “Instagram” vërshuan komente të ndryshme dhe Pausini u detyrua ta fshinte. (abcnews)

Leave a Reply