Rudiger drejt rikthimit në “Serie A”!

Antonio Rudiger nuk është duke kaluar momente aspak të mira te skuadra e Çelzit këtë edicion. Kjo për faktin që nën drejtimin e Frank Lampard, gjermani ka pasur shumë pak hapësira duke qenë zgjedhja e katërt në mbrojtje.

Kjo gjë e ka shtyer atë që të marrë vendimin për tu larguar përfundimisht nga “Stemford Brixh”, derisa sipas mediave në Angli, Rudiger po mendon rikthimin në Serie A.

Interesim për shërbimet e mbrojtësit gjerman kanë shfaqur dy skuadrat e njohura italiane, Milani dhe Roma, që kanë nevojë për të përforcuar repartin e fundit.

27-vjeçari, që numëron 37 ndeshje për kombëtaren e Gjermanisë, këtë edicion me Çelzin, ka regjistruar vetëm 1 paraqitje, ndërsa kujtojmë se te skuadra angleze ishet transferuar verën e vitit 2017-të, pikërisht nga rradhët e Romës, aty ku mund të bëhet shok skuadre me futbollistin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Leave a Reply