Atl. Madridi fiton derbin ndaj Sociedad, blindon pozitën e parë (VIDEO)

Atletiko Madridi i Diego Simeones ka shënuar fitore në derbin e madh kundër Real Sociedadit, duke blinduar pozitën e parë në La Liga, aty ku deri para disa javëve qëndronte pikërisht skuadra baske, njofton “infOSport.mk”.

2:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në  “Anoeta”, me të dy golat që u shënuan  në pjesën e dytë.

Mario Hermoso shënoi golin e parë në minutën e 49-të, derisa golin e dytë për “jorganxhinjët” e realizoi Markos Ljorente në minutën e 74-të.

Fitore me shumë vlera morri edhe Sevilja që si mysafir mundi Valencian minimalisht 1:0 në “Mestalja”, ndërkohë dy ndeshjet tjera u mbyllën me barazime. Elçe barazoi 2:2 kundër Osasunës, ndërkohë Hueska dhe Levante luajtën me shifrat 1:1.

Leave a Reply