Tjera telashe për Realin, humbet një tjetër sulmues!

Reali i Madridit po has në probleme të mëdha, teksa së fundmi bëhet e ditur se kjo skuadër ka humbur një element shumë të rëndësishëm në skuadër,  pikërisht sulmuesin Rodrygo.

Braziliani vuan nga një dëmtim në tendinë dhe ishte vetë klubi “madrilen” që e konfirmoi lajmin, por mesa duket  ai do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Sipas emisionit televiziv “El Chiringuito”, 19-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zidane për plot 3 muaj.

Sërish jo me fat francezi, i cili ka vuajtur gjatë gjithë këtij sezoni me dëmtimet e shpeshta të futbollistëve.

Rodrygo është aktivizuar në 11 ndeshje këtë sezon në La Liga, ku ka dhuruar dhe katër asiste për shokët e skuadrës.

Tashmë duhet të presim të paktën deri në muajin mars që ta shikojmë përsëri në fushë atë.

Në sulm Zidane ka vuajtur mungesat e Hazard dhe Joviç për shumë kohë, ndërkohë që edhe Benzema e Vinicius kanë munguar në ndeshje të caktuara.

Leave a Reply