Liverpulli barazon ndaj Njukasëll Junajted, buzëqeshin “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Liverpulli ka regjistruar barazimin e dytë me rradhë. Këtë herë skuadra e Jurgen Klop nuk arriti të mund Njukasëll Junajtedin, pasi ndeshja në “Sent Xhejms Park” u mbyll me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e Liverpullit krijuan shumë raste shënimi para portës vendase, sidomos në pjesën e dytë, mirëpo portieri Karl Darlou thjeshtë ishte i pamposhtur sonte, duke ndalur të gjitha goditjet e futbollistëve nga “Enfilld Roud”.

Liverpulli vazhdon të mbajë pozitën e parë në renditje me 33 pikë, 3 më shumë se Mançester Junajtedi i vendit të dytë, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply