Sejdini: Fillimisht bisedojmë me Angellovskin, nëse nuk akordohemi, opinioni e din se kush do të jetë zëvendësuesi

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini ishte mysafir në televizionin Alsat dhe foli për suksesin historik të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, projektet dhe planet për të ardhmen si dhe për kontratën e seleksionuesit, Igor Angellovski. Këtij të fundit kontrata i skadon me 31 dhjetor, palët do të ulen të bisedojnë për marrëveshjen e re, mirëpo nëse nuk arrihet gjuhë e përbashkët, përfaqësuesja e Maqedonisë do të ketë seleksionues të ri.

“Igor Angellovski ka edhe dy ditë kontratë, fillimisht do të flasim me atë, pastaj do të shohim. Dua që publikisht ta falenderoj për suksesin dhe kualifikimin në EURO. Kur ti përfundojë kontrata do të bisedojmë, nëse na përputhen mendimet, do ta vazhdojmë bashkëpunimin. Gjithçka është e mundur në bisedime, por fillimisht do të bisedojmë me Igor Angellovskin. Nuk dua të spekuloj për plan B, për pasardhësin e tij, përderisa nuk do të arrijmë marrëveshjen me Angellovskin, por mendoj se opinion e din se kush do të jetë seleksionues i ri Maqedonisë”, ka thënë Sejdini.

Leave a Reply