Trajneri i Southemptonit shpërtheu në lot pas fitores ndaj Liverpullit, ja arsyeja (VIDEO)

Southemptoni mposhti mbrëmjen e kaluar Liverpullin me rezultati minimal 1:0, duke i shkaktuar kështu skuadrës së Kloppit humbjen e dytë për këtë sezon.

Shumë i emocionuar është shfaqur trajneri i Southemptonit, Ralf Hasenhutl, i cili pas përfundimit të ndeshjes ka shpërthyer në lot.

I ulur në gjunjë dhe me lot në sy, Hasenhutl i ka emocionuar të gjithë. Megjithatë e kishte një arsye për të qenë kaq i emocionuar.

Ai gjatë gjithë karrierës së tij, nuk kishte arritur t’i merrte pikë Liverpullit dhe këto të sotmet janë pikët e para që i merr kësaj skuadre.

Leave a Reply