Godet Shkëndija, akord me Rubin Hebaj!

Shkëndija e Tetovës ka gati transferimin e parë, që shumë shpejtë mund të bëhet edhe realitet. Siç mëson “infOSport.mk”, kuqezinjtë nga Tetova po shohin mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit, Rubin Hebaj, i cili ditë më parë shkëputi kontratën me Teutën.

Ai luan në pozitën e mesfushorit të avansuar, që do ishte një lloj zëvendësimi për Valon Ahmedin, i cili edhe zyrtarisht karrierën e tij e vazhdoi në Bjellorusi te skuadra e Shakhtar Soligorsk.

Megjithatë për shërbimet e tij në lojë janë edhe disa skuadra tjera nga Superliga shqiptare, por edhe nga Kosova, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij edhe në ndonjë kampionat më të largët.

Hebaj ka thënë se shumë shpejt do të gjejë skuadrën e tij të re, te e cila do të synojë të ketë më shumë hapësira aktivizimi.

Kujtojmë Hebaj përveç me Teutën, në  Superligën shqiptare kishte luajtur edhe me Partizanin dhe me Vllazninë, ku edhe kishte nisur karrierën, ndërsa edhe pse i ri në moshë, ai ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur me NK Domzhale në Slloveni dhe Vorskla Poltava në Ukrainë.

Leave a Reply