Turqia fantastike, Holanda fiton, por nuk bind (VIDEO)

Turqia po shfaqet fantastike në këtë fillim cikël të ri garash, teksa sot si mysafir me rezultatin 3:0 mundi Norvegjinë, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo fitorja e dytë për të besuarit e trajnerit Shenoll Gunesh, pas asaj ndaj Holandës (4:2), skuadër kjo që në anën tjetër regjistroi fitoren e parë në kuadër të grupit “G”, aty ku më herët fitore kishte regjistruar edhe Mali i Zi.

Më i merituar për fitoren e Turqisë, ishte mesfushori i Fenerbahçes, Ozan Tufan, i cili realizoi dy gola, ndërsa një gol tjetër realizoi Sojunçu.

Holanda u rikthye te fitorja shumë shpejtë, mirëpo sërish nuk bindi me lojën që shfaqi përballë Letonisë. Berghuis në minutën e 32-të dhe De Jong në të 69-tën shënuan golat për “tulipanët”, që në këtë mënyrë rikthehen në jetë,  kjo pasi grupi “G”, kryesohet nga Turqia dhe Mali i Zi, me nga 6 pikë.

Ekipi ballkanas në ndeshjen e orë 15:00 mundi Gjibraltarin me shifrat 4:1, ndërsa në mesin e autorëve të golave u regjistrua edhe futbollisti shqiptarë, Fatos Beqiraj. Sulmuesi shqiptarë realizoi në minutën e 26-të, minutë kjo historike për shqiptarët e Malit të Zi, pasi në ato momente në lojë u inkuadrua edhe shqiptari i dytë, Kristian Vulaj. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historikun e futbollit malazez, që dy shqiptarë të luajnë njëkohësisht për këtë kombëtare.

Ndryshe përveç Beqirajt, në listën e golashënuesve te Mali i Zi u regjistruan edhe Simiç, Tomasheviç dhe Jovetiç.

Fitore edhe për Kroacinë, që mundi Qipron minimalisht 1:0, si dhe dy ekipet kombëtare nga ish Bashkimi Sovjetik, Rusia dhe Bjellorusia. Këta të fundit me shifrat 4:2 mundën Estoninë, që ndeshjen e mbylli me 10 futbollistë, ndërkohë Rusia me rezultatin 2:1 mundi Slloveninë. (infOSport.mk)

Leave a Reply