Çelzi eliminoi Realin, në Stamboll do shohim finale angleze (VIDEO)

Çelzi – Mançester Siti do të jetë finalja e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Pasi mbrëmë Siti i Guardiolas eliminoi Paris Sen Zhermenin, sonte një gjë të tillë bëri Çelzi i Tomas Tushel, që shënoi fitore 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Kështu skuadra “blu” nga Londra për në finalen e madhe u kualilfikua me rezultatin e përgjitshëm 3:1, pas atij barazimi 1:1 në Madrid.

Timo Verner, që ishte në qendër të kritikave për shkak mungesës së golit, ishte autori i golit të parë për skuadrën angleze në minutën e 28-të, ndërkohë golin e dytë, atë të sigurisë, por edhe kualilfikimit, e realizoi Mejson Mount 5 minuta para fundit të takimit.

N’Golo Kante, i cili zhvilloi edhe një tjetër ndeshje të madhe, ndërpreu një aksion të “mbretërve” në gjysmën e tyre, duke shërbyer menjëherë brenda zonës kundërshtare amerikanin, Pulishiç, i cili asistoi mu në momentin e duhur për Mount, i cili në ato momente edhe për herë të dytë shtyu topin në rrjetën e Kurtua.

Do të jetë kjo finalja e tretë në historinë e Çelzit, ku do të kërkojnë që të përsërisin suksesin e para 9 viteve.

Finalja e madhe midis Çelzit dhe Mançester Sitit në Stamboll do të zhvillohet me 29 maj. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply