Vjen fitorja e parë, Dukagjini mund Dritën e Ardian Nuhiut

Nuk kishte ndodhur gjatë kohë që Nuhiu me Dritën e tij të pësojnë dy disfata të njëpasnjëshme në Superligën e Kosovës, shkruan “infOSport.mk”.

Pas disfatës në derbin lokal ndaj Gjilanit në fundjavë, sot skuadra e Nuhiut u mund nga Dukagjini në transfertë me rezultatin 2:1. Kjo fitore e Dukagjinit fiton më shumë në peshë, kjo pasi pak më shumë se 30 minuta luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Elton Basriut.

Ndryshe pjesa e parë i takoi Dritës, që në pushim shkoi me epërsi minimale 1:0, falë golit të Ajzerajt, ndërsa pjesa e dytë në tërësi foli për vendasit që provuan gjithçka.

Veterani Ahmed Januzi në minutën e 49-të barazoi shifrat në 1:1, derisa për fitoren e Dukagjinit u përkujdes Çibueze me golin e realilzuar 3 minuta para fundit të takimit.

Ishte kjo fitorja e parë për Dukagjinin këtë edicion, ndërsa disfata e dytë e njëpasnjëshme për Dritën, që tashmë renditet në pozitën e 5-të me 11 pikë. Dukagjini në 7 xhirot e para numëron 6 pikë dhe aktualisht mban pozitën e 8-të në tabelën e klasifikimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply