Kombëtarja shqiptare që nga e diela ka nisur përgatitjet për ndeshjet e tetorit kundër Hungarisë dhe Polonisë.
Kuqezinjtë janë stërvitur rregullisht nën urdhërat e trajnerit Edi Reja që ka grupin e plotë përveç mbrojtësit Erion Hoxhallari që u infektua pozitiv me Covid dhe është larguar nga grumbullimi.
Sakaq, zyra e shtypit e FSHF-së ka bërë me dije se edhe sulmuesi Bekim Balaj ka ndërprerë stërvitjen për shkak të një problemi në kofshë dhe i është nënshtruar analizave të mëtejshme për të parë nëse do të jetë apo jo i gatshëm për trajnerin Reja për dy sfidat mjaft të rëndësishme që na presin përpara.
Ditën e premte, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Hungarisë ndërsa ndeshja do të luhet të shtunën në orën 20:45.