FC Shkupi prezanton mbrojtësin Margvelashvili! Ja çfarë premton gjeorgjiani

Drejtuesit e FC Shkupit, ashtu edhe siç paralajmëruam pak më herët, prezantuan mbrojtësin gjeorgjian, Gagi Margvelashvili. Bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar, i cili te skuadra nga Çairi vjen nga rradhët e skuadrës kampione të Gjeorgjisë, Dinamo Batumi.

Margvelashvili erdhi në mënyrë shtesë te FC Shkupi, kjo për shkak dëmtimit të mbrojtësit Abdul Ruatubjaje, i cili do të mungojë nga fushat e futbollit për plotë 6 muaj.

Me Margvelashvili, FC Shkupi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti pas nënshkrimit të së njëjtës u prononcua për faqen zyrtare të klubit shqiptarë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kjo skuadër ka një atmosferë mjaft të mirë. Gjithashtu, FC Shkupi ka një trajner jashtëzakonisht profesional dhe jam i lumtur që do të punoj me të. Shkupi luan një futboll të mirë, shënojnë shumë gola dhe pranojnë shumë pak, falë lojtarëve mjaft të mirë në këtë ekip. FC Shkupi po lufton për titullin e kampionit dhe unë do të punoj gjatë gjithë kohës që ti arrijmë objektivat tona. Dua që të fitojmë e të festojmë së bashku dhe dua që të kemi paraqitje të forta edhe në garat evropiane. Gjithashtu, jam i lumtur që ky klub ka një përkrahje të madhe nga tifozëria e saj dhe ju premtoj që do ti mbroj në maksimum ngjyrat e kësaj fanelle”, u shpreh Gagi Margvelashvili për faqen zyrtare të FC Shkupit.

Margvelashvili kishte dalë edhe në stërvitje gjatë ditës së sotme me pjesën tjetër të skuadrës së FC Shkupit, ndërsa i njëti nesër pritet që të tketë edhe debutimin me fanellën “bardhekaltër”, në ndeshjen kundër Fakel Voronezh, që njëherit do të jetë ndeshja e katërt për FC Shkupin, skuadër kjo që ndeshjen e fundit kontrolluese në tokën turke do ta zhvillojë me 31 janar kundër Akhmat Grozni, pjesë e së cilës skuadër është edhe Bernard Berisha. (infOSport.mk)

Leave a Reply