E goditi me gjithë fuqinë që kishte duke i shkaktuar 24 qepje në fytyrë! (VIDEO)

Një futbollist tajlandez është përjashtuar nga klubi i tij në Bangkok pasi gatë një ndeshje futbollistike goditi një kundërshtar me bërryl.

Aitsaret Noichaiboon u kap në kamera duke sulmuar Supasan Ruangsuphanimit të Universitetit të Bangkokut të Veriut në minutën e pestë të pushimit në një ndeshje të kategorisë së tretë, njofton “DailyMail”.

Noichaiboon iu afrua dhe e goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin e tij Raungsuphanimin, pasi ky i fundit i kishte shkelur këmbën gjatë një dueli në fushë.

Ai u përjashtua menjëherë nga arbitri, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se Ruangsuphanimit iu deshën 24 qepje në spital.

Noichaiboon që atëherë është përjashtuar nga klubi.

“Klubi ka anuluar kontratën e lojtarit. Klubi dëshiron të shpreh ngushëllimet tona për incidentin dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur që kjo të mos ndodhë përsëri”.

Sa i përket Ruangsuphanimit, ekipi i tij deklaroi: “Ai i është nënshtruar një ekzaminimi fizik në Spitalin Bangpakok-Rangsit 2 pasi lojtari nr 6 i klubit të Bangkok FC sulmoi qëllimisht fytyrën e tij”.

Leave a Reply