Maroko, dhunë masive në një ndeshje futbolli, 100 policë të lënduar dhe mbi 160 persona të arrestuar (VIDEO)

Një dhunë e paparë ka ndodhur në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Marokos në futboll midis ekipeve të FAR Rabat dhe Maghreb Fez (0:2).

Ultrasit kryeqytetas, të zemëruar nga humbja dhe eliminimi i ekipit të tyre të zemrës, kanë zbritur në fushë duke sulmuar sektorin e tifozëve miq.

Sherr i dhunshëm është regjistruar mes dy tifozerive, teksa nuk ka munguar as përplasja me forcat policore, të cilët kishin arrestuar 160 tifozë, nga të cilët 90 minoren.

Vërtetë një kaos i vërtetë ky në stadiumin “Moulay-Abdellah”, aty ku nuk kanë munguar thikat dhe goditjet me gurë. Ndërkohë, nga aktet e dhunës thuhet se të plagosur kanë mbetur 103 policë dhe 57 tifozë.

Në Maroko ka pak që është lejuar rikthimi i tifozëve në stadium, pasi në dy vitet e fundit ndeshjet janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë.

Leave a Reply