Rasti i 100% i sulmuesit Mbella ndaj Pelisterit (VIDEO)

Shkupi në ndeshjen e parë të javës së 33-të në elitën e futbollit vendor pësoi disfatë minimale 1:0 në Manastir nga Pelisteri, duke shtuar kokëdhembjet rreth mbijetesës në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo shumë lehtë mund të ndodhte që Shkupi nga kjo transfertë të kthehej edhe me një pikë shumë të madhe në rast se sulmuesi i tyre Emanuel Mbella realizonte rastin e 100% në minutën e 76-të.

Rezervisti Fath Ismaili, i cili me inkuadrimin e tij ringjalli sulmin e Shkupit, mjaft mirë nxorri jashtë loje njërin prej futbollistëve kundërshtarë në gjysmëfushën e tij, ndërsa edhe më mirë pasoi në zbraztirë për sulmuesi me pasaportë franceze, i cili edhe pse i vetmuar para portierit Petrovski, nuk arriti që të kurorëzojë këtë super aksion të “bardhekaltërve” nga Çairi me gol në rrjetën e vendasve.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply