Selimi: Jo për aventurë në Shkup, por për tre pikë (VIDEO)

Shkëndija ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit do të luaj me një formacion të kombinuar, duke dashur kështu t’ua jep mundësinë disa lojtarëve që nuk kishin minutazh të mjaftuar në ndeshjet e kaluara të kampionatit. Trajneri Erhan Selimi edhe pse nuk do ta ketë ekipin standart për lojën e nesërme në Shkup, ai kërkon vetëm fitore dhe asnjë tolerim tjetër.

“Nesër kemi ndeshjen kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Edhe pse jemi me mendje te finalja e Kupës së Maqedonisë që do të luhet të mërkurën, por ne fillimisht jemi përgatitur dhe duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, ta kalojmë këtë më së miri. Kemi vendosur bashk me stafin teknik që t’i pushojmë disa nga lojtarët kryesor dhe me një formacion të kombinuar do t’i kundërpërgjigjemi Makedonija Gjorçe Petrov. Mirëpo kjo nuk do të thotë që ne shkojmë me flamur të bardhë apo për ndonjë aventurë në Shkup, por ne do të shkojmë për tre pikë dhe rezultat pozitiv. Edhe pse nuk kemi 5 ose 6 lojtar të formacionit standart, mirëpo kam shumë besim te këta djelmosha që do të paraqiten nesër në fushë”, është shprehur trajneri i ri i KF Shkëndijës, Erhan Selimi.

Takimi Makedonija Gjorçe Petrov-Shkëndija do të luhet nesër në Shkup me fillim në orën 16:00.

Leave a Reply