Guardiola tejkaloi Murinjon dhe Vengerin, para tij vetëm Sir Aleks Ferguson

Titulli i fituar në mënyrë dramatike dje nga ana e Mançester Sitit, ishte gjithsej i katërti për këtë skuadër nën drejtimin e Pep Guardiolas. Në këtë mënyrë strategu katalunas arriti që të tejkalojë Hoze Murinjon dhe Arsen Vengerin, të cilët ishin shpallur nga tre herë kampion në Angli.

Rekordmen absolut është Sir Aleks Ferguson. Skocezi legjendar me Mançester Junajtedin kishte fituar titullin e kampionit të Anglisë plotë 13 herë.

Pep Guardiola është trajneri i parë i huaj me 4 tituj kampion në Angli. Në gjithë karrierën e tij, ai ka fituar plotë 32 trofe, edhe atë, 14 me Barcelonën, 7 me Bajernin e Munihut dhe 11 me Mançester Sitin.

Me më shumë tituj se spanjolli, janë vetëm Aleks Ferguson (49 tituj) dhe Mirçea Luçesku (34).

Mançester Siti u bë kampion për herë të katërt në 5 vitet e fundit në Angli. Përveç kësaj, ata mbyllën sezonin para rivalit lokal për të 9-tin vit me rradhë.

Këtë edicion Mançester Junajtedi u ndal në pozitën e 6-të me 35 pikë më pak se Mançester Siti, që me Guardiolan si duket do të vazhdojë dominimin në futbollin anglez.

Leave a Reply