Behar Feta në radarin e Sileksit

Behar Feta, një ndër futbollistët më të mirë të Voska Sport, bënë pjesë në planet e Sileksit, skuadër kjo që edicionin e ri do të bëjë gara në elitën e futbollit vendor.

Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se shkupjani mbrëmjen e kaluar është takuar me drejtuesit e Sileksit, për të kuptuar situatën rreth një kalimi të tij të mundshëm te skuadra nga Kratova.

Feta ka tërhequr vëmendjen e Sileksit me paraqitjet e tij edicionin e kaluar në Ligën e Dytë – Perëndim, kur këto dy skuadra ishin takuar tre herë mes vete.

Për më tepër Feta së bashku me Emir Aliun dolën të jenë golashënuesit e dytë te Voska Sport me nga 8 gola të shënuar, pas kapitenit Izair Emini.

19-vjeçari Feta është prodhim i shkollës së futbollit Fortuna e Hasanbegut, nga e cila skuadër kishte kaluar tek të rinjët e Shkëndijës.

Behar Feta pjesë e Voska Sport është që nga shkurti i vitit 2021, ndërsa i njëjti me këtë skuadër ka kontratë deri verën e vitit 2023.

Mbetet të shohim nëse ditëve në vijim do të ketë bisedime edhe në nivel klubesh, për të parë nëse ky transferim është i realizueshëm.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, Feta do të bëhej futbollisti i tretë shqiptarë të Sileksi, pas Arsim Lamallarit dhe Burhan Alijit.

Kujtojmë shkupjani ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa së fundmi  i njëjti ka marrë ftesë nga Dragan Kanatllarovski, për të qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U21 për dy miqësoret kundër Bosnje e Hercegovinës që do të zhvillohen gjatë këtij muaji në Shkup.  (infOSport.mk)

 

Leave a Reply