Drita e Nuhiut transferon brazilianin Zhunior

Drita e Gjilanit vazhdon të jetë aktive në merkato, teksa informacionet e fundit pranë “infOSport.mk” flasin se drejtuesit e kësaj skuadre kanë arritur marrëveshje me fantazistin brazilian, Iran Zhunior.

Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare sulmuese, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Ulpianës në Superligën e Kosovës, ashtu që e njeh mjaft mirë kampionatin kosovar.

Zhunior me Ulpianën zhvilloi 33 ndeshje, duke regjistruar edhe 5 gola dhe 2 asistime.

Ndryshe 26-vjeçari Zhunior në futbollin kosovar erdhi nga kampionati i Shqipërisë, ku më parë kishte luajtur me Besën e Kavajës dhe së fundmi me Teutën e Durrësit.

Braziliani Zhunior bëhet kështu përforcimi i tretë për Dritën e Ardian Nuhiut, pas Besnik Krasniqit të Prishtinës dhe portierit Florian Smakiqit, që erdhi nga skuadra e Feronikelit. (infOSport.mk)

Leave a Reply