Bekim Rexhepi edhe zyrtarisht i Partizanit!

Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e  Partizanit për tre sezonet e ardhshme. Gardiani nga Kumanova me skuadrën nga kryeqendra shqiptare ishte në bisedime e sipër tashmë disa ditë, ndërsa vetëm pasi arritën marrëveshje me drejtuesit e skuadrës së Shkëndijës, ata konfirmuan transferimin e gardianit 25-vjeçar.

Rexhepi me Partizanin ka nënshkruar kontratë 2+1, ndërsa i njëjti në këtë mënyrë do vijojë të jetë pjesë e Superligës shqiptare, aty ku në formë huazimi luante edhe me Skënderbeun.

Me skuadrën korçare, Rexhepi regjistroi 41 paraqitje, ku në 13 ndeshje kishte mbajtur rrjetën e paprekur.

Tashmë me Partizanin, i njëjti me siguri se do të pretendojë për më shumë, duke pasur parasysh se “Demat e Kuq” çdo vit luftojnë për titullin kampion, por edhe prezantojnë Shqipërinë në garat europiane.

Kutjojmë këtë vit, Partizani do të luaj në Ligën e Konferencës, aty ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Saburtalo nga Gjeorgjia.

Leave a Reply