E mbylli aventurën me Shkëndijën, shumë shpejtë pritet zyrtarizimi te Gjilani!

Angelçe Timovski pasi mbylli aventurën e tij me Shkëndijën, zgjoi interesim të madh te shumë skuadra si nga vendi, ashtu edhe nga rajoni.

Burime të afërta me “infOSport.mk” ditë më parë njoftuan se për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë interes nga futbolli vendor kishin shfaqur Rabotniçki, Sileksi dhe Struga Trim Lum, ndërsa së fundmi në pistë ka dalë edhe emri i skuadrës së njohur kosovare të Gjilanit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.

Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat gjatë këtyre 2-3 ditëve, me Gjilanin dhe Ramadanin që duhet zgjedhur në mes Angelçe Timovskit dhe Goran Siljanovskit, i cili ditë më parë u largua nga rradhët e Dinamo Tiranës.

Theksojmë për të dy këta futbollistë interesim njëkohësisht ka edhe nga Superliga shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply