Besmir Bojku firmos kontratë të re me ekipin e tij të vendlindjes

Besmir Bojku ka vazhduar kontratën me Struga Trim Lum edhe për dy vite, duke treguar në këtë mënyrë besnikërinë ndaj skuadrës së vendlindjes së tij, njofton “infOSport.mk”.

Bojku skuadrës së Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi si transferim nga rradhët e Shkëndijës.

Edicionin e kaluar Bojku me fanellën e Struga Trim Lum luajti në 28 ndeshje kampionale, duke regjistruar 2 gola dhe 3 asistime.

Bojku bashkë me kapitenin Bunjamin Shabani, i cili gjithashtu vazhdoi kontratën me skuadrën e Struga Trim Lum, edicionin e ri pritet të jenë lider te skuadra strugane që e para shpërtheu bombën në këtë merkato verore duke sjellë në rradhët e veta bomberin, Besart Ibraimin, aktualisht golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit vendor. (infOSport.mk)

Leave a Reply