Talenti Amar Emurli firmos me Sileksin

Futbollisti i ri tetovar, Amar Emurli sezonin e ri do të jetë pjesë e Sileksit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Talenti shumë premtues që sezonin e kaluar luajti për Renovën,  kishte disa oferta nga Kosova dhe nga vendi, mirëpo në moment të fundit u bind për të pranuar opsionin Sileks, duke firmosur kështu kontratë dy vjeçare me skuadrën nga Kratova, me opsion vazhdimi edhe për dy vite tjera nëse palët mbesin të kënaqura.

19 vjeçari ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të Shkëndijës në të kaluarën, ndërsa Sileksi do të jetë skuadra e dytë pas Renovës që do të paraqitet në elitën vendore.

Leave a Reply