Çmendet  Shkëndija, brenda ditës prezanton 4 përforcime!

Shkëndija po përgatitet për startin e sezonit të ri në Ligën e Dytë (liga e tretë) të Kosovës, teksa sot drejtuesit e skuadrës nga Hajvalia kanë bërë 4 përforcime të njëpasnjëshme, raporton “infOSport.mk”.

Gjithçka nisi me prezantimin e sulmuesit Toni Salihu, i cili së fundi ishte pjesë e Vllaznisë së Pozhoranit.

Toni pritet t’i ndihmoj repartit ofenziv në edicionin e ri, ndërsa në të kaluar ishte pjesë e Drita FC, Onix, Hajvalia dhe Bashkimit.

Një tjetër përforcim shumë cilësor erdhi në në qendër të mbrojtjes, në emrin e Donat Krasniqit, i cili vjen nga KF Flamurtari.

Donati është produkt i akademisë së Flamurtarit, ku shumë i ri kishte debutuar në superligë, më pas ishte pjesë edhe e Rahovecit ku arriti të inkuadrohet në ligën e parë, ndërsa gjysëm sezonin e fundit ishte i pa diskutueshëm me Flamurtarin.

Mirëpo Krasniqi nuk është qendërmbrojtësi i vetëm i afruar gjatë ditës së sotme, pasi KF Shkëndija për vete bëri edhe Valdet Demirin, që vjen nga rradhët e Rilindjes së Prishtinës.

Emri i fundit që iu bashkua Shkëndijës së Hajvalisë gjatë ditës së sotme, është sulmuesi Ardit Hasani, i cili gjithashtu vjen nga KF Flamurtari, mirëpo në formë huazimi.

Leave a Reply