UEFA dënoi FC Shkupin me 44 mijë euro!

UEFA ka dënuar FC Shkupin me 44 mijë euro, kjo për shkak sjelljes së tifozëve të saj në ndeshjet europiane. Për shkak përdorimit të mjeteve piroteknike dhe animit jo korrekt, UEFA vendosi për këtë dënim të skuadrës nga Çairi, që këtë vit shkroi historinë, duke arritur deri në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës.

Edhe pse shihej si favorit, FC Shkupi në këtë fazë u mund nga kampionët e Kosovës, Ballkani, skuadër kjo që shënoi fitore në të dyja ndeshjet, edhe në Shkup (2:1), edhe në Prishtinë (1:0).

Leave a Reply