Nismë për Kuvend të jashtëzakonshëm në federatën e karatesë

Më 26 shtator në Federatën e karatesë është dorëzuar zyrtarisht iniciative  e 30 klubeve për thirje të Kuvendit të jashëzakonshëm ku do të votohet votbesimi për kryetarin Petar Belistojanovski

Me iniciativën e 30 klubeve anëtare të Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut është parashtruar kërkesë  për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm  me pikën e vetme të rendit të ditës për votëbesimin e kryetarit. Nga Federata e Karatesë, për Klan M, nismën e kanë quajtur të paarsyeshme.

 Sinqerisht nuk e di si ështè situata, mendoj se nuk ka asnjë arsye për pakënaqësinë e tyre dhe  me kërkesat e tepruara, dëshirojnë të arrijnë me presionin që e bëjnë në federatë dhe jashtë saj duke e paraqitur  negativisht edhe pse për këtë nuk ka asnjë arsye. Kjo federatë në dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e fundit është njëra nga federatat më të suksesshme. Dhe tani gjithashtu ka vazhduar me tempo të njëjtë me  rezultate  të shkëlqyeshme në të gjitha fushat”, deklaroi Petar Belistojanoski – Kryetar i FKMV-së.

Kërkesën në emër të iniciatorëve për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshme e kanë dorëzuar Elvir Kurtanoviq dhe Goran Aleksov, e nënshkruar nga 30 klube. Federata e karatesë së Maqedonisë së Veriut  numëron 48 klube aktive.

Leave a Reply