Spanja demoloi Kosta Rikën për fitoren më të thellë në kuadër të Botëroreve (VIDEO)

Spanja e ka nisur vrrullshëm Botërorin në Katar, pasi në ndeshjen hapëse “Furia e Kuqe”, demoloi Kosta Rikën me rezultatin 7:0 në ndeshjen e dytë të grupit “E”, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre sulmuesit titullarë, Dani Olmo, Marko Asensio dhe Feran Tores u regjistruan në listën e golashënuesve, ndërsa kësaj treshe iu bashkëngjitë edhe Gavi, si dhe dy rezervistët, Karlos Soler dhe Alvaro Morata.

Spanja e Luis Enrikes tregoi lojë të mirë edhe në mbrojtje, përderisa nuk lejoi asnjë goditje drejt portës. Kampionja e vitit 2010, kishte një posedim të hatashëm të topit në këtë ndeshje, duke e mbizotëruar atë për 80% të ndeshjes.

Fitorja 7:0 e Spanjës, është më e larta e arritur në kuadër të Botëroreve, pasi deri më tani, si e tillë llogaritej ajo nga Botërori i vitit 1998 kundër Bullgarisë, 6:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply